Njoftim
për fillimin e procesit për ngritjen e këshillave miratues të projekteve
Drejtuar
: Shoqatatave të kineastëve
Të nderuar kolegë kineastë,
Qendra Kombëtare e Kinematografisë funksionon në bazë të ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për kinematografinë”, i ndryshuar. Një rol të rëndësishëm në aktivitetin e QKK-së luajnë këshillat e miratimit të projekteve, të cilat propozohen nga shoqatat e kineastëve, konform përcaktimeve të bëra në ligj.
Me qëllim bashkërendimin e punës për procesin e zgjedhjes së këshillave të rinj, të cilët duhet të jenë sa më përfaqësues, lutemi brenda datës 25.01.2012 të depozitoni në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë:
- Vërtetim rregjistrimi nga gjykata e rrethit, i cili duhet të jetë i dy muajve të fundit,
- Kopje të Statutit dhe Aktit të themelimit të shoqatës,
- Kopje të procesverbalit të mbledhjes së fundit kur janë zhvilluar zgjedhjet, ose deklaratë (nënshkruar nga kryesia e shoqatës) për konfirmimin e organeve drejtuese të shoqatës,
- Listën e përditësuar të anëtarësisë së shoqatës, në të cilën të përfshihen të dhënat e anëtarëve të shoqatave, përfshirë numrin e telefonit dhe nënshkrimin.
Ju falënderoj për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.
KRYETARI
______________
Artan MINAROLLI