Njoftim për shtyrje afati për procesin e ngritjes së KMP
Drejtuar:
Shoqatatave të kineastëve
Të nderuar kolegë kineastë,
Qendra Kombëtare e Kinematografisë konstaton se njoftimit tonë të datës 19.12.2011, për fillimin e procedurave për ngritjen e Këshillave Miratues të Projekteve (KMP) nuk ju përgjigjën disa shoqata kineastësh.
Në mënyrë që të garantohet një prëces sa më transparent dhe gjithëpërfshirës për komunitetin e kineastëve në KMP, ju njoftojmë se depozitimi i dokumentacionit të nevojshëm
shtyhet deri më datë 20.02.2012.
Dokumentacioni që do të depozitohet pranë QKK është si më poshtë:
- Vërtetim rregjistrimi nga gjykata e rrethit, i cili duhet të jetë i dy muajve të fundit,
- Kopje të Statutit dhe Aktit të themelimit të shoqatës,
- Kopje të procesverbalit të mbledhjes së fundit kur janë zhvilluar zgjedhjet, ose deklaratë (nënshkruar nga kryesia e shoqatës) për konfirmimin e organeve drejtuese të shoqatës,
- Listën e përditësuar të anëtarësisë së shoqatës, në të cilën të përfshihen të dhënat e anëtarëve të shoqatave, përfshirë numrin e telefonit dhe nënshkrimin.
Lutemi angazhimin tuaj për përmbushjen e këtij detyrimi ligjor, në funksion të një interesi të përbashkët për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit në fushën e kinematografisë.
Ju falënderoj për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.
KRYETARI
______________
Artan MINAROLLI