Informacion për prodhimin e QKK gjatë periudhës 1997 – 2007
Gjatë periudhës 15 maj 1997 deri më 01.12. 2006 QKK ka financuar 132
projekte të ndryshme filmash prej të cilëve:
Projekte të filmave të rinj artistikë me metrazh të gjatë gjithsej 25
Projekte të filmave të rinj artistikë me metrazh të shkurtër gjithsej 8
Financim projektesh për filma artistikë gjithsej 6
Projekte të filmave dokumentarë gjithsej 56
Projekte të filmave të animuar gjithsej 35
Projekte për organizim festivali gjithsej 2
Vlera e përgjithshme e financimit për projekte është 570.775.493 lekë
Për të patur një ide të buxhetit të QKK në vitet 2001-2006 financimi i filmit
shqiptar ka qënë si më poshtë;
Viti 2001 financimi ka qënë në vlerën 87. 911. 000 leke
Viti 2002- 74. 590. 000 lekë.
Viti 2003 - 74. 496. 000 lekë.
Viti 2004 - 77. 603. 000 lekë
Viti 2005 - 89. 622. 820 leke
Viti 2006 - 20. 284. 000 leke
Sipas njё llogarie tё pёrafёrt bashkёpunimet e pёrbashkёta nё fushёn e filmit kanё siguruar thithjen e rreth 3 ( tre ) milion eurove tё investuara nё prodhimin e pёrbashkёt të 10 filmave artistikё me coproduksion gjatё shtatё viteve tё egzistencёs sё QKK. Filmat shqiptarë janë partnerë në prodhim me Francën që zë vendin e parë, Gjermaninë, Rusinë, Italinë, Çekinë, Hollandën, Bullgarinë, Hungarinë, Belgjikën e ndonjë shtet tjetër.
Ndërkohё QKK ka nё proces prodhimi edhe 4 filma tё tjerё.
“Lehje neper nate” i regjisorit Spartak Pecani, “Ne dhe Lenini” i Saimir Kumbaros, “5 bicikleta drejt perendimit” i regjisorit Gjergj Xhuvani dhe filmi “Gjalle” i regjisorit Artan Minarolli.