
Informacion mbi mënyrën e aplikimit në SEE
Aplikimi: ne 2 semestra – 1. Deadline - 30 prill, 2. Deadline - 15 tetor
Kriteret e projekteve për aprovim:
Filma për shfaqje ne kinema (min. 70 min), përparësi kane co-produksionet midis 2 shteteve anëtare ose 3. Lejohen edhe projekte me nje co-producent te trete nga shtet jo anëtar (bashkëpunimi-paraprakisht i ligjëruar).
Projektet duhet te hartohen ne mënyrë qe te ruajnë standartet e konventave evropiane deri ne produktin final. Për filmat artistike duhet te ketë përparësi aktivizimi i ekipeve teknike nga shtetet anëtare.
Perfituesit e Projektit: gjithmone 3 persona – skenaristi, regjizori, producenti / perjashtim - skenaristi=regjizori (producenti eshte personi qe pergjigjet para SEE per mbarevajtjen e projektin)
Financimi: - 40 % - 20 dite pas aprovimit te projektit nga SEE
(3 keste) - 40 % - 4 muaj pas xhirimeve – shoqeruar me raport mbi xhirimet dhe planin e marketingut nga producenti.
15.000€ max 20 % - producenti dorezon raport per perdorimin e suksesshem te fondeve, SEE vendos po apo jo per kestin e trete.
Prioritet ne vleresimin e projekteve perben:
dinamika e drames
integriteti i drames
potenciali artistik
potenciali komercial
vleresimet e meparshme te punes se skenaristit dhe regjizorit nga publiku dhe ne festivale te filmitdeshmi per financime te tjera te mundshme
plani i marketingut dhe distribucionit.
Procedura e aplikimit dhe perzgjedhjes:
2 kopje te projektit dorezohen te QKK, e cila dergon nje kopje te Sekretaria e SEE.
QKK mbledh dhe perzgjedh aplikimet (max 2 per cdo deadline) per SEE sipas kritereve dhe rregullave te percaktuara (mund te kerkohet asistenca e perfaqesuesve (ne SEE) te vendeve anetare nga vijne co-producentet).
QKK dergon 10 kopje te projekteve te perzgjedhura perfaqesuesve te vendeve anetare, jo me vone se nje muaj para takimit te radhes te asamblese. <!--[endif]-->
5 projekte zgjidhen per financim nga asambleja me votim te fshehte, cdo anetar voton per 5 projekte. 2 projektet e tjera me me shume vota futen ne liste si zevendes te projekteve qe nuk realizohen.
Dokumentat e aplikimit:
1. Formular i plotesuar i aplikimit
2. Biografi e skenaristit / regjizorit / producentit / kompanise se produksionit
3. Synopsis 2 faqe (anglisht dhe frengjisht)
4. 10-15 faqe te skenarit (anglisht dhe frengjisht)
5. Nje kopje te plote te skenarit
6. Deklarate mbi dinamike artistike dhe komerciale te projektit, hartuar bashkarisht nga regjizori dhe producenti
7. Strategji te menaxhimit dhe marketingut te projektit nga producenti (3 faqe max.)
8. Analize te buxhetit per zhvillimin e projektit, perfshihen vetem shpenzime te lidhura drejtperdrejt me projektin.
9. Permbledhje e buxhetit per produksionin. (te detajuar per co-producentet)
10. Cdo dokument tjeter qe mund te jete i vlefshem per vleresimin e projektit.
Njoftim
Ne 19 Nentor 2008, ne Selanik, Greqi anetaret e South Eastern European Cinema Network u mblodhen per te diskutuar rreth programit dhe fondeve per projektet e vitit 2007.
Sipas vendimit unanim filmat shqiptare u financuan si me poshte:
Per zhvillim projekti 2 filma artistike:
1. “GJALLE” nga Artan Minarolli 5500 euro
2. “EAST,WEST,EAST nga Gjergj Xhuvani 5500 euro
Filmi i shkurter: “SHENJTORJA” nga Eno Milkani 10.000 euro



SEE Informacion

