
VENDIM I KMP, datë 07.06.2010
Këshilli i Miratimit të Projekteve të Filmit Artistik dhe Dokumentar, sot, më datë 07.06.2010, mori në shqyrtim projektet e filmave artisticë me metrazh të shkurtër.
U kualifikuan për shqyrtim 12 projekte. KMP, diskutoi rreth tyre në prezencë të producentëve dhe autorëve realizues të projekteve dhe
V E N D O S I:
1. Të miratojë ndryshimin e produksionit të projektit “Matanë lumit”, Skenari Vladimir Prifti, Regjia Sabir Kanaqi, Producent “Bunker Film” sh.p.k.
2. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve:
“NJË SY MBYLLUR”, Skenari dhe Regjia Andamion Murataj “Lissus Media” sh.p.k.
“NGUSHTË”, Skenari dhe Regjia Xhoslin Rama, Producent “Erë Film” sh.p.k.
“PARA PERËNDIMIT TË DIELLIT”, Regjia Kled Kapexhiu, Skenari Flori Balliu, Producent “A. A.” sh.p.k.
“DITA E FUNDIT E LORO SHESTANIT”, Skenari dhe Regjia Sokol Keraj, Producent “Zig- Zag Film” sh.p.k
Vendim i KMP, datë 09.03.2009
“Për shqyrtimin e projekteve të filmave artistikë me metrazh të shkurtër”
Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, si dhe përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Këshilli Miratues i Projekteve të Filmit artistik, i përbërë nga:
Z. Kiço BLUSHI;
Z. Todi BOZO;
Z. Ylli PEPO;
Z. Ndriçim XHEPA;
Z. Fatos BAXHAKU;
Z. Kristaq SKRAMI;
Znj. Elvira DIAMANTI,
u mblodhën sot, më datë 09.03.2009, për të marrë në shqyrtim projektet e filmave artistikë me metrazh të gjatë, të paraqitur për konkurim.
Janë paraqitur për konkurim këto projekte:
1. “GURI I VARRIT”
Dhimitër ISMAILAJ: Skenari dhe Regjia
“B&G Film Pro” sh.p.k. - Producent
Administrator: Sadush YLLI
2. “FAMILJA E GJAKSIT”
Neritan MEHMETAJ: Skenari dhe Regjia
“On Film Production” shpk - Producent
Administrator: Dritan HUQI
3. “TEMË DIPLOME, STUDENTË TË AKADEMISË SË ARTEVE, DEGA REGJI”
Andi HAXHIHYSENI - Jetë paralele
Indrit KASMI - I miri, i keqi dhe i shëmtuari
Xhoslin RAMA - Vdekja e gjysh Trifonit
Suela DEMIRI - Dita e parë e punës
Evis LULE - Përtej kufinjve
Klajd PAPADHIMITRI - Mysafirët
“On Film Production” shpk - Producent
Administrator: Dritan HUQI
4. “NJË FILM I PREMTUAR”
Petrit RUKA: Skenari dhe Regjia
“Knd” shpk - Producent
Administrator: Knidi BASHARI
5. “KAFEJA E FUNDIT”
Vasian LAMI: Skenari dhe Regjia
“Papadhimitri Film Production” shpk - Producent
Administrator: Spartak PAPADHIMITRI
6. “SHIHEMI”
Ermela TELI: Skenari dhe Regjia
“Papadhimitri Film Production” shpk - Producent
Administrator: Spartak PAPADHIMITRI
7. “RREGULLI NR. 1”
Xhoslin RAMA: Skenari
Mihal RAMA: Regjia
“ERËFILM” shpk - Producent
Administrator: Mihal RAMA
8. “TREKËNDËSHI”
Erenik BEQIRI: Skenari
Borin LEKA: Regjia
“B&G Consulting” shpk - Producent
Administrator: Edmond LEKA
9. “PLEQTË E HASHASHIT”
Bashkim KOZELI: Skenari
Juli XHOKAXHI: Regjia
“Grishaj Film Production” shpk - Producent
Administrator: Anton GRISHAJ
10. “QENI I TREMBUR”
Burim HALITI: Skenari dhe Regjia
“Grishaj Film Production” shpk - Producent
Administrator: Anton GRISHAJ
11. “MATANË LUMIT”
Vladimir PRIFTI: Skenari
Sabir KANAQI: Regjia
Niko TRENI: Producent
12. “GJAKSI”
Andamion MURATAJ: Skenari dhe Regjia
“Maku” shpk - Producent
Administrator: Artan MAKU
13. “DITA E PARË MBI TOKË”
Kled KAPEXHIU: Skenari dhe Regjia
“Maku” shpk - Producent
Administrator: Artan MAKU
14. “GJUETI E NDALUAR”
Kastriot HASA: Skenari dhe Regjia
“Maku” shpk - Producent
Administrator: Artan MAKU
Këshilli mori në shqyrtim projektet e paraqitura, diskutoi rreth tyre në prezencë të producentëve dhe autorëve kryesorë, vlerësoi nga ana financiare projektet e paraqitura, duke u bazuar në materialin e përgatitur nga Komisioni Financiar i QKK
V E N D O S I:
I. Të financojë projektin “TEMË DIPLOME, STUDENTË TË AKADEMISË SË ARTEVE, DEGA REGJI”, (A. HAXHIHYSENI, I. KASMI, Xh. RAMA, S. DEMIRI, E. LULE, K. PAPADHIMITRI), Producent shtëpia kinematografike “On Film Production” shpk. Projekti miratohet pas kërkesës së KMP për arsyetimin juridik dhe konsiderimit të shpjegimit të administratës së Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, me shkresën nr. 75/1 Prot., datë 09.03.2009, pjesë përbërëse dhe bashkëlidhur këtij vendimi.
Vlera e financimit të këtij projekti të jetë në masën 5 950 000 (pesëmilionëenëntëqindepesëdhjetëmijë) lekë.
II. Të klasifikojë fitues, katër projekte sipas renditjes së mëposhtme duke i propozuar Kryetarit të QKK financimin e tyre:
1. Në vend të parë projekti “PLEQTË E HASHASHIT”, Skenari Bashkim Kozeli, Regjia Juli Xhokaxhi, Producent shtëpia kinematografike “Grishaj Film Production” shpk.
Vlera e financimit të këtij projekti të jetë në masën 3 060 000 (tremilionëeegjashtëqindmijë) lekë.
2. Në vend të dytë projekti “FAMILJA E GJAKSIT”, Skenari dhe Regjia Neritan MEHMETAJ, Producent shtëpia kinematografike “On Film Production” shpk.
Vlera e financimit të këtij projekti të jetë në masën 3 230 000 (tremilionëedyqindetridhjetëmijë) lekë.
3. Në vend të tretë projekti “MATANË LUMIT”, Skenari Vladimir Prifti, Regjia Sabir Kanaqi, Producent Niko Treni.
Vlera e financimit të këtij projekti të jetë në masën 3 160 000, (tremilionëenjëqindegjashtëdhjetëmijë) lekë.
4. Në vend të katërt projekti “KAFEJA E FUNDIT”, Skenari dhe Regjia Vasian LAMI, Producent shtëpia kinematografike “Papadhimitri Film Production” shpk.
Vlera e financimit të këtij projekti të jetë në masën 1 780 000 (njëmilionëeshtatëqindetetëdhjetëmijë) lekë.
KËSHILLI MIRATUES I PROJEKTEVE
Elvira DIAMANTI Anëtare
Kiço BLUSHI Kryetar
Todi BOZO Anëtar
Ylli PEPO Anëtar
Ndriçim XHEPA Anëtar
Fatos BAXHAKU AnëtarKristaq SKRAMI Anëtar





