Home Vendime te KMP-se

Vendime te KPM-se

Te tjera

E-mail Print PDF

Vendime KMP

Vendim i KMP-së, datë 26.07.2010

Keshilli i Miratimit te Projekteve, ne mbledhjen e tij te dates 26.07.2010, mori ne shqyrtim projektet kinematografike per festivale dhe jave filmi. Pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur nga producentet, KMP vendosi:
T’i propozojë Kryetarit të QKK financimin e këtyre projekteve kinematografike:
1.     “AniFest Rozafa 2010”, Aplikuesi Elida Pajovi, Producent “Projekt SXHJ” sh.p.k.  
2.     “Tirana International Film Festival 2010”, Aplikuesi Ilir Butka, Producent “SKA-NDAL” sh.p.k.  
3.     “Giffoni Film Festival- Shqipëria”, Aplikuesi Namik Ajazi, Producent “MEDIAVISION” sh.p.k.  
4.     “Java e Filmit Shqiptar”, Aplikuesi Genti Gjonaj, Producent “Bota Shqiptare” sh.p.k.  
5.     “Festivali Ndërkombëtar Veror i Filmit”, Aplikuesi Anila Varfi, Producent “ATRID Film Production” sh.p.k.

 

Vendim i KMP-së, datë 30.06.2010

Këshilli Miratues i Projekteve të Filmit Artistik dhe Dokumentar, u mblodh sot, më datë 30.06.2010, për të shqyrtuar projektet e ndryshme – botime libra e revista, workshop, etj. Pas shqyrtimit KMP

V E N D O S I:

T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve kinemaotgrafike:

“Gjuha Audiovizive-Kinematografia”, Autor Vladimir Prifti, Aplikuesi Jerma Rakipi, Botues “Tirana Times” sh.p.k. 
“Revista “Ekran”, Aplikuesi Nexhati Tafa, Botues “Vëllezërit Tafa SAIT” sh.p.k. 
“Workshop - European Producer’s Workshop”, Aplikuesi Aldo Shllaku, Producent “Aeternum Artworks” sh.p.k.

 

Vendim i KMP-së, datë 28.06.2010
 
Këshilli Miratues i Projekteve të Filmit Artistik dhe Dokumentar, u mblodh sot, më datë 28.06.2010, për të shqyrtuar projektet e festivaleve të filmave. Pas shqyrtimit KMP
 
V E N D O S I:
 
I.   Të mos konsiderojë për vlerësim me pikë këto projekte:
-    “First Step Film Fest”, Aplikuesi Gledis Bica, Producent Shoqata Jo Fitimprurëse “First Step Association”, pasi, në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, QKK nuk financon Organizata Jo Fitimprurëse,
-    “Albanian Film Music”, Aplikuesi Gëzim Agolli, Producent “Charle’s Pictures” sh.p.k., pasi nuk mund të klasifikohet si projekt kinematografik,
-    “Shqipëria Thesari i Kineastëve”, Aplikuesi Bori Uka, Producent “Pro-Production” sh.p.k., pasi ka natyrën e një projekti me qëllim promovimin e turizmit dhe si i tillë nuk mund të financohet nga QKK, e cila financon projekte kinematografike,
-    “48 hour Film”, Aplikuesi Aida Kasemi, Producent “A.A.” sh.p.k., pasi aktualisht projekti ka përfunduar.
 
II.   Të kualifikojë për konkurim këto projekte:
1.   “AniFest Rozafa 2010”, Aplikuesi Elida Pajovi, Producent “Projekt SXHJ” sh.p.k.
2.   “TIFF 2010”, Aplikuesi Ilir Butka, Producent “SKA-NDAL” sh.p.k.
3.   “Giffoni Shqipëria Film”, Aplikuesi Namik Ajazi, Producent “MEDIAVISION” sh.p.k.
4.   “Java e Filmit Shqiptar”, Aplikuesi Genti Gjonaj, Producent “Bota Shqiptare” sh.p.k.
5.   “Festivali Ndërkombëtar Veror i Filmit”, Aplikuesi Anila Varfi, Producent “ATRID Film Production” sh.p.k.
 
III.  Aplikuesit e këtyre projekteve duhet të paraqesin brenda datës 20 Korrik 2010 materiale të detajuara ku të pasqyrohen:
- Juria dhe presidenti i festivalit, lista e filmave konkurues dhe kriteret e përzgjedhjes së tyre, infrastruktura e festivalit, si dhe të saktësohen zërat e financimit të buxhetit, për të cilat kërkohet financim nga QKK.

 

Last Updated ( Wednesday, 28 July 2010 08:02 )
 

Per filmin dokumentar

E-mail Print PDF

Vendime KMP

 

Vendim i KMP-së, datë 14.06.2010

Këshilli i Miratimit të Projekteve të Filmit artistik dhe Dokumentar, në mbledhjen e tij të datës 14.06.2010, mori në shqyrtim projektet e filmave dokumentarë.

 

Këshilli vendosi:


1.
Të moskonsiderojë për vlerësim me pikë këto projekte:
a)“Elbasan Project”, Regjia Genc Përmeti, Sam Green, Skenari Sam Green, Genc Përmeti, Thomas Logoreci, Producent “Charl’s Pictures” sh.p.k., për shkak se nuk ka paraqitur skenar;
b)“E vërteta e Shkollës së Bashkuar”, Regjia dhe Skenari Mark Topallaj, Producent “Idromeno”  si dhe “Kur binte në dashuri Ali Pashë Tepelena”, Skenari dhe Regjia Petrit Ruka, Producent “Papadhimitri Film Production” sh.p.k. Këto dy projekte u seleksionuan gjatë seancës dëgjimore nga regjisorët realizues të tyre, të cilët janë paraqitur në konkurim me më tepër se një projekt.

 
2.Të kthehet për ripunim të skenarit projekti “Zog i Shqiptarëve”, Skenari dhe Regjia Roland Sejko, Producent “Propaganda” sh.p.k.


3.T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve:
-  “Gra në dritare”, Regjia dhe Skenari Irvin Muçaj, Producent “Nilor Film”. 
-  “Mbreti i fushës”, Regjia Kujtim Gjonaj, Skenari Agim Doçi, Producent “Bota Shqiptare” sh.p.k. 
-  “Shërbestari i kombit” Regjia Saimir Kumbaro, Skenari Aleko Gjergo, Producent “Papadhimitri Film Production” sh.p.k. 
-  “100 vjet me himnin e flamurit”, Regjia dhe Skenari Petrit Ruka, Producent “Bunker Film” sh.p.k.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

Vendim i KMP, datë 26.09.2008

 Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003....

Last Updated ( Wednesday, 28 July 2010 08:04 ) Read more...
 

Per filmin alternativ

E-mail Print PDF

Vendime KMP

Vendim i KMP, datë 23.02.2009

“Për shqyrtimin e projekteve të Filmave Artistikë Eksperimental – vepër e parë”
Last Updated ( Wednesday, 28 July 2010 08:04 ) Read more...
 

Per filmin me metrazh te shkurter

E-mail Print PDF

Vendime KMP

 

VENDIM I KMP, datë 07.06.2010

Këshilli i Miratimit të Projekteve të Filmit Artistik dhe Dokumentar, sot, më datë 07.06.2010, mori në shqyrtim projektet e filmave artisticë me metrazh të shkurtër.
U kualifikuan për shqyrtim 12 projekte. KMP, diskutoi rreth tyre në prezencë të producentëve dhe autorëve realizues të projekteve dhe

V E N D O S I:


1. Të miratojë  ndryshimin e produksionit të projektit “Matanë lumit”, Skenari Vladimir Prifti,  Regjia Sabir Kanaqi, Producent “Bunker Film” sh.p.k.
2. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve:
  
“NJË SY MBYLLUR”, Skenari dhe Regjia Andamion Murataj “Lissus Media” sh.p.k.
“NGUSHTË”, Skenari dhe Regjia Xhoslin Rama, Producent “Erë Film” sh.p.k.
“PARA PERËNDIMIT TË DIELLIT”, Regjia Kled Kapexhiu, Skenari Flori Balliu, Producent “A. A.” sh.p.k.
“DITA E FUNDIT E LORO SHESTANIT”, Skenari dhe Regjia Sokol Keraj, Producent “Zig- Zag Film” sh.p.k

 

 

Vendim i KMP, datë 09.03.2009

 “Për shqyrtimin e projekteve të filmave artistikë me metrazh të shkurtër”

Last Updated ( Wednesday, 28 July 2010 08:03 ) Read more...
 

Per filmin e animuar

E-mail Print PDF

Vendime KMP

Vendim i KMP, datë 09.05.2008

"Për shqyrtimin e projekteve për film të animuar"

Last Updated ( Wednesday, 28 July 2010 08:03 ) Read more...
 
More Articles...
  • «
  •  Start 
  •  Prev 
  •  1 
  •  2 
  •  Next 
  •  End 
  • »
Page 1 of 2


Artikuj te fundit

Artikujt me te lexuar

Trailer filma

QKK trailer nga filma te ndryshem